Pas thumbimeve qe paten para disa muajsh ne distance nese Rocco Vata eshte ftuar ne kombetare apo jo, mbreme Rudi Vata dhe Alban Bushi ishin te ftuar ne emisionin Kampionet ne TV Klan dhe kujtuan disa momente me doza humori rreth ndeshjes legjendare te humbur 4-3 ne Leverkusen ndaj Gjermanise. Rudi Vata tregon qe ishte para ndeshjes ne nje dhome me Alban Bushin dhe se ky i fundit ishte shume i tensionuar dhe ne ankth nese do te luante titullar apo jo. Shikojeni videon me posht prej minutes 1:07.
Pasi kohet e fundit, Mirlind Daku, Arbnor Muja dhe Arber Hoxha vendosen te lene Kosoven per Shqiperine, nje tjeter futbollist i Kosoves pritet me shume gjasa te vishet kuq e zi. Behet fjal per te riun 22 vjecar Bujar Pllana, i cili luan aktualisht ne Kroaci ne klubin ku me par ishte Arber Hoxha, NK Slaven Belupo. Bujar Pllana gjithashtu ka dal nga kampionati i Kosoves, ku fillimisht ka qene pjese e Trepces 89, me pas Ferronikelit e sezonin e fundit ishte te Prishtina, para se te transferohej ne merkaton e vitit te kaluar ne Kroaci te Slaven Belupo. Fatkeqsisht ne fillim te kampionatit, Bujar Pllana pesoi nje demtim te rende cka e la jashte fushave per nje kohe te gjate, por me pas ne janar pasi u rikthye nga demtimi zuri menjehere vendin e titullarit. Bujar Pllana ka luajtur 3 ndeshje per perfaqesuesen U21 te Kosoves, por me pas duket se eshte ndjere i njohur nga ekipi A, dhe sipas informacioneve tona, ka qene vet menaxheri i futbollistit qe ka kontaktuar FSHF-ne e kjo ka ndodhur par