Pasi kohet e fundit, Mirlind Daku, Arbnor Muja dhe Arber Hoxha vendosen te lene Kosoven per Shqiperine, nje tjeter futbollist i Kosoves pritet me shume gjasa te vishet kuq e zi. Behet fjal per te riun 22 vjecar Bujar Pllana, i cili luan aktualisht ne Kroaci ne klubin ku me par ishte Arber Hoxha, NK Slaven Belupo.
Bujar Pllana gjithashtu ka dal nga kampionati i Kosoves, ku fillimisht ka qene pjese e Trepces 89, me pas Ferronikelit e sezonin e fundit ishte te Prishtina, para se te transferohej ne merkaton e vitit te kaluar ne Kroaci te Slaven Belupo. Fatkeqsisht ne fillim te kampionatit, Bujar Pllana pesoi nje demtim te rende cka e la jashte fushave per nje kohe te gjate, por me pas ne janar pasi u rikthye nga demtimi zuri menjehere vendin e titullarit.
Bujar Pllana ka luajtur 3 ndeshje per perfaqesuesen U21 te Kosoves, por me pas duket se eshte ndjere i njohur nga ekipi A, dhe sipas informacioneve tona, ka qene vet menaxheri i futbollistit qe ka kontaktuar FSHF-ne e kjo ka ndodhur para fillimit te Kampionatit Evropian. Nese futbollisti do te ftohet se shpejti per ndeshjet e Nations League, do te lind serish nje diskutim i madh mediatik rreth futbollisteve qe lene Kosoven per Shqiperine.
Bujar Pllana eshte i ri ne moshe 22 vjecar me plot potencial, dhe do te ishte alternative e mire per Shqiperine por normalisht gjtihashtu edhe per Kosoven.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen