Direkt zum Hauptbereich

Shume tifoze ne Fan Base ne Dortmund, mund te ishte kthyer ne tragjedi


 

Drejt Dortmundit kishin udhetuar me qindra shqiptar dhe italian qe edhe pse pa bileta kishin vendosur ti ndjejne nga afer emocionet e ndeshjes ne "Public Viewing" ne Friendsplatz ne qender te Dortmundit per te njdekur ndeshjen ne monitor te medhenj.

Sheshi ishte mbushur plot qysh para fillimisht te ndeshjes me shqiptar, italian por edhe tifoz te thjesht. Por me fillimin e ndeshjes edhe nje turme me e madhe e tifozeve mberriti ne shesh duke bere qe njerezit te shtyhen e te ngjeshin me njeri-tjetrin saqe disa ne rreshtin e pare u ngjeshen para kangjellave dhe monitorit duke kerkuar ndihme. Menjehershem ishte reagimi i polices dhe qe vune rregull mes turmes dhe gjithcka u qetesua ne pak minuta. Shume te tjere me pas lane sheshin duke ju drejtuar kafeterive apo ne nje tjeter Fan Base te ngritur ne Westfalenpark.

Kommentare

Native