Simboli i shqiponjes me dy duar, gjen perfaqesim te gjere ne te gjihe shqiptaret ane e mbar botes. Nga politikanet, te artistet e te njerezit e thjesht. Por sigurisht perfaqesim me emocionues ky simbol ka gjetur ne boten e futbollit te tifozet dhe futbollistet. Ndersa per shume te tjere eshte marre si nje provokim ndaj fqinjeve tane "paqedashes".
Por si lindi simboli i shqiponjes?
Fillimisht simboli i shqiponjes me dy duar ka lindur ne vitet 1960-70. Ishin femijet e asaj kohe qe konkurronin me njeri-tjeter per te bere shqiponjen me te bukur ne rërën e plazhit. Fëmijët kryqëzonin duart për të formuar shqiponjën., qe mbetej si formë në rërë.
Me kalimin e viteve kjo gjë u harrua mes brezave, por për të gjetur sërish një shprehje të madhe të krenarisë së qënit shqiptar, këtë radhe përtej oqeanit në Amerikë.
Ishte grupi TBA ose ndryshe "The Bloody Alboz" në Bronx të New Yorkut që në fillim të viteve 2000 e solli sërish në trend simbolin e shqiponjës dykrenare të formuar me duart e kryqëzuara. TBA ishte një ndër grupat e para shqiptare të hip-hopit që solli revolucion në këtë degë të të bërit muzikë në Shqiptari.
Ky simbol u bë në menyrë të pashmangshme përfaqësues te shqiptarët e Amerikës, të cilët filluan ta sjellin këtë trend në Shqipëri dhe Kosovë.
Gjithsesi edhe kjo ndodhi ne kohen kur internet nuk perdorej masivisht, ishte Kreshnik Spahiu, ai i cili gjate kohes qe ishte i perfshire ne politik me partine "Aleanca Kuq e Zi" e risolli ne skene kete simbol te shqiptareve.
Per shkakun se kjo ndodhi ne kohen e digjitalizimit kjo gje u shpernda ne menyre te rrufeshme kudo ndodhen shqiptaret. Perdoret vazhdimisht nga artistat tane me te njohur boteror si Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha etj., ndersa e paharrueshme mbetet edhe festimi me shqiponje i Granit Xhakes dhe Xherdan Shaqirit ne fitoren ndaj Serbise.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen