Mustafe Abdullahu, portieri 20 vjecar i Tiranes mori ftesen e Kosoves per ndeshjen miqesore ndaj Norvegjise. Por kush eshte Abdullahu.
Para dy sezonesh, ai erdhi te Besa e Kavajes ku zuri vendin e titullarit. Performanca e tij ra ne syte e drejtuesve te Tiranes te cilet i paguajten Beses 50 mije euro per kartonin e tij. Per shkak te demtimit te portierit titullar Gentian Selmani, Abdullahu zuri vendin e titullarit dhe shelqeu ne ndeshjet e para, sidomos ne ndeshjet ndaj Kukesit dhe ne derbi ndaj Partizanit. Performancat e tij ne fillim ishin te larta saqe mori edhe ftesen te Kosova U21. Por pas disa ndeshjeve performancat e tij pesuan renie te papritur, saqe ishte fajtor ne pesimin e disa golave.
Ai humbi vendin e titullarit, teksa vendin e tij mori 20 vjecari tjeter Leon Kozi, i cili beri paraqitje me te mira, me rikthimin nga demtimi te portierit Gentjan Selmani, Mustafe Abdullahu eshte portieri i trete i Tiranes. Gjithsesi ofertat per te nga jashte vendit nuk kane munguar. Nje rol te rendesishem ka pasur edhe performanca e tij e jashtzakonshme ne barazimin historik 0-0 te Kosoves U21 ndaj Gjermanise.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen